Shkurtimi i rrogave, Bekteshi: Nuk do ta mbështes një propozim të tillë!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 20:45

Shkurtimi i rrogave, Bekteshi: Nuk do ta mbështes një propozim të tillë!

Ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së Kreshnik Bekteshi thotë shkurtimi i rrogave të administratorëve do t’i demotivonte ata që edhe këto ditë punojnë, ndërsa e dyta, zvogëlimi i pagave do të ndikojë në konsumin e përgjithshëm, pra direkt do të ndikonte tek ekonomia në vend.

“Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm si qeveri, njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm si parti politike kur dalim para opinionit me masa konkrete. Duhet të jenë masa që kanë për bazë kalkulimet dhe numrat konkret dhe se si ajo mund të ndikojë tek ekonomia në tërësi, por në veçanti në buxhetet familjare, pra në këtë rast ku bëjnë dhe administrata publike”, deklaroi Bekteshi.

TV21: Thënë shkurt ju Në parim nuk e mbështesni një propozim të tillë, po ose jo?

“Unë si ministër i ekonomisë nuk do ta mbështes një propozim të tillë drejtpërdrejt si ishte prezantuar nga ana e partisë politike e cila është edhe pjesë e qeverisë”, shtoi ai.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 20:45