Shoferët nuk i ndalon as gjoba!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 20:24

Shoferët nuk i ndalon as gjoba!

Nga Policia bënë të ditur se disa shoferë që kanë vetura sportive nuk mund të përmbahen nga vozitja jashtëzakonisht e shpejtë dhe garat ilegale janë të zakonshme edhe në rrugët më të ngarkuara. MPB-ja ka shtuar se shpejtësia më e madhe e regjistruar me aparatet e reja matëse është në unazën e Shkupit

“Dënohen 900 drejtues mjetesh në një fundjavë”, “Sanksionohen 250 shoferë në një ditë”, “400 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë”. Këto janë disa nga titujt që dalin çdo ditë në media pasi Ministria e Punëve të Brendshme publikon buletinet e ditës apo fundjavës që ka kaluar. Shifrat po shtohen çdo ditë, pavarësisht nga kontrollet e rrepta të radarëve të MPB-së, dhe është shumë fat që numri më i madh i shkeljeve të tilla kanë përfunduar vetëm me gjoba dhe pa aksidente me pasoja të mëdha. Megjithëse disa drejtues mjetesh janë regjistruar për të vozitur me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë se sa lejohet. Ata që janë “më të ngadaltë” marrin gjoba nga 45 euro, ndërsa shoferët që kalojnë mbi 40 kilometra në orë sesa është e lejuar mund të marrin gjobë deri në 400 euro dhe nëse shpejtësia kalohet edhe më shumë që ndodhë zakonisht në autostradë shoferët përballen me pezullim të përkohshëm të lejeve të drejtimit nga tre muaj deri në një vit.

Sipas numrit të shoferëve të regjistruar nga radari i policisë, edhe kontrollet dhe gjobat e rrepta nuk i prekin shumë drejtuesit e pakujdesshëm. “Në vitin 2021 në të gjithë territorin e vendit janë sanksionuar 104.703 drejtues mjetesh për veprën “drejtim mjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar”, dhe në periudhën nga një janari 2022 deri më 31 maj 2022 janë 35.982 drejtues mjetesh të sanksionuar për të njëjtën vepër. Përveç kësaj, në periudhën nga një janari 2021 deri më 31 dhjetor 2021 janë lëshuar 240.871 urdhërpagesa për kundërvajtje me Ligjin për siguri në komunikacion dhe Ligjin për automjete, ndërsa në periudhën nga një janari 2022 deri më 31 maj. Në vitin 2022 janë lëshuar 102.320 urdhërpagesa për kundërvajtje, sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete”, informojnë nga MPB.

Nga Policia bënë të ditur se disa shoferë që kanë vetura sportive nuk mund të përmbahen nga vozitja jashtëzakonisht e shpejtë dhe garat ilegale janë të zakonshme edhe në rrugët më të ngarkuara. MPB-ja ka shtuar se shpejtësia më e madhe e regjistruar me aparatet e reja matëse është në unazën e Shkupit. “Shpejtësia më e madhe e matur me aparate matëse të shpejtësisë është konstatuar në autostradën A2 – Unaza Shkup, 320 kilometra në orë. Mirëpo, nuk mund të përcaktohet një interval kohor kur në të shumtën e kohës gjatë 24 orëve vozitet më shpejt se ajo e lejuar, sepse kjo kundërvajtje manifestohet gjatë 24 orëve, në të gjitha rrugët”, thonë nga MPB.

Përveç drejtuesve të makinave të fuqishme dhe të shpejta, policia regjistron dhe gjobit edhe drejtuesit e minibusëve dhe furgonëve që transportojnë pasagjerë në transportin publik. Policia në fillim të vitit 2022 në magjistralen Shkup-Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Kërçovë ka gjobitur 15 vetura të këtij lloji dhe njëra prej tyre ka lëvizur me shpejtësi 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar. Gjatë kontrolleve me radar, shpeshherë ndodh që ata drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi nuk mund të ndalojnë dhe shmangin patrullën e policisë me dashje apo pa dashje, ndaj bëjnë disa kundërvajtje radhazi.

Me atë rast, zyrtarët policorë njoftojnë menjëherë të gjitha njësitet e MPB-së sipas sektorëve, në mënyrë që pjesëmarrësi në komunikacion i cili nuk është ndalur në sinjalin e caktuar policor të gjendet sa më shpejt. “Pjesëmarrësi i cili nuk është ndalur në shenjën e dhënë të punonjësit të policisë, pasi është gjetur, do të dënohet me gjobë të paraparë për veprën e kryer, si dhe me gjobë për veprim në kundërshtim me shenjat e dhëna nga nëpunësi policor në përputhje me nenin 221 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor. Gjoba është 250 euro. Gjatë kontrollit, nëse konstatohet, përveç kundërvajtjes për të cilën është ndaluar pjesëmarrësi, se ka konsumuar edhe alkool, gjegjësisht nëse konstatohet edhe kundërvajtje tjetër, pjesëmarrësi sanksionohet për kundërvajtjet e tjera të konstatuara”, nënvizojnë nga MPB. Një tjetër problem i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe i qytetarëve që respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor gjatë lëvizjes në autostradë janë garat në rrugë. Ndonëse janë më pak të zakonshme vitet e fundit, mirëmbajtja e tyre rrezikon jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ndryshe, aksionet e policisë për shqiptimin e gjobave në komunikacion bëhen me qëllim të reduktimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në aksion. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 20:24

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare