Shoqata Botërore e Mjekësisë: Vaksinim i gjerë me dozën përforcuese

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:59

Shoqata Botërore e Mjekësisë: Vaksinim i gjerë me dozën përforcuese

Frank Ulrich Montgomery, mjeku gjerman që kryeson Shoqatën Botërore të Mjekësisë, ka bërë thirrje për përdorimin e gjerë të vaksinave përforcuese kundër COVID-19, ndërsa në Gjermani po zhvillohet një debat se si të vaksinohen miliona njerëz të cënueshëm përpara se të fillojë dimri.

“Të gjithë ata që janë vaksinuar plotësisht gjashtë muaj më parë duhet të marrin një vaksinë përforcuese së shpejti”, tha Montgomery për gazetat e grupit mediatik “Funke”, në komentet e botuara sot, raporton ATSh.

Ai vuri në dukje se një fushatë e re, e centralizuar vaksinimi ishte e nevojshme në Gjermani, këtë vjeshtë, një fushatë që duhet të promovojë dy dozat e vaksinave kundër COVID-19 për të pavaksinuarit, si edhe ato përforcuese.

“Për shkak se mbrojtja imune bie pas gjashtë muajsh, ne si shoqëri duhet të kemi interes që kjo mbrojtje të mbetet e qëndrueshme”, pohoi Montgomery.

Organi më i lartë për administrimin e vaksinave në Gjermani njoftoi sot se po punon “shumë intensivisht” nëse do të rekomandojë një raund të tretë të vaksinimit për të gjithë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 22:59

09
Dhj
Në seancën e sotme, Qeveria ka miratuar një përfundim, me të cilin obligohen shfrytëzuesit buxhetorë...
09
Dhj
Bllokada e rrugëkryqeve nga transportuesit privat u hoqën, por partitë politike vazhduan me akuzat ndaj...
09
Dhj
Ardhja e ekipit të ekspertëve amerikanë për të kontrolluar nëse zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm...
09
Dhj
Maqedonia e Veriut dhe BE ja kanë nënshkruar marrveshje të reviduar për implementimin e planit...