Shoqata e Gjykatësve do të dhurojë 20% të pagave në Fondin e Solidaritetit për Kovid 19

Desk
By Desk April 29, 2020 20:04

Shoqata e Gjykatësve do të dhurojë 20% të pagave në Fondin e Solidaritetit për Kovid 19

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që gjykatësit të marrin pagë të plotë në vend të pagës minimale, Shoqata e Gjykatësve reagoi në një deklaratë se gjykatësit do të ndajnë së paku 20 përqind të pagës në kurriz të Fondit të Solidaritetit për ballafaqimin me KOVID 19.

Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i Shoqatës. Por,pikërisht Shoqata e Gjykatësve paraqiti një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, të pakënaqur me dekretin e qeverisë, që të merrte një pagë minimale prej 14.500 denarë në prill dhe maj, dhe pjesa tjetër e parave nga pagat e tyre të përfundojë në një fond solidariteti, për ballafaqimin me koronavirusin.

Desk
By Desk April 29, 2020 20:04