Shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit vë përballë Athletic Bilbaon dhe Real Madridit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:49

Shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit vë përballë Athletic Bilbaon dhe Real Madridit

Shorti i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Mbretit ka ofruar një sërë ndeshjesh emocionuese që do të zhvillohen me 1 dhe 3 shkurt.

Ndeshja kryesore është ajo mes Athletic Bilbao dhe Real Madrid në “San Mames”, një përsëritje e finales së Superkupës së Spanjës.

Megjithatë, disa klube në short do ta kenë të vështirë për shkak se datat e çerekfinaleve përkojnë me kualifikueset e Botërorit të vendeve të Amerikës së Jugut.

Ndeshjet do të jenë me nga një përballje dhe fituesi kalon në gjysmëfinale.

Të premten, fituesi i Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, David Villa ishe ai që ndihmoi në hedhjen e shortit.

Shorti i çerekfinaleve

Athletic Bilbao – Real Madrid

Real Sociedad – Real Betis

Valencia – Cadiz

Rayo Vallecano – Real Mallorca

/Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:49