Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se po vijon skriningu i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të vendit. Skrinigun e realizojnë punonjësit e Qendrave për shëndet publik në 496 shkolla fillore dhe të mesme në tërë vendin.
Nga të dhënat e përpunuara deri më tani në territorin e tërë vendit nga 1323 nxënës të testuar vetëm gjashtë nxënës kanë rezultuar pozitiv në Kovid 19.
Punonjësit shëndetësor thonë se skriningu po realizohet pa problem, në bashkëpunim të ndërsjellë me nxënësit dhe njëherit bëjnë thirrje që të mos refuzohet testimi sepse në vendet evropiane është pjesë e përditshmërisë së nxënësve.
“Organizimi është i shkëlqyer, kemi bashkëpunim me të punësuarit, me nxënësit dhe prindërit të cilët mund të jenë prezent gjatë testimit. Unë do dëshiroja të detektohen sa më shpejt rastet pozitive , por nga përvojat e vendeve të jashtme e dimë se realizohen testime të shpeshta, që të ketë pasqyrë reale të të infektuarve.”,- tha Denis Jankullovski – teknik mjekësor.
Punonjësit e Qendrës për shëndet publik kur detektojnë nxënës pozitiv veprojnë sipas algoritmit të përcaktuar për shkollat. Shumica e qendrave për shëndet publik skriningun e përfundojnë të nesërmen, ndërsa rezultatet përfundimtare duhet t’i dorëzojnë më së voni javën që vjen.
Pas përpunimit të të dhënave Ministria e Shëndetësisë do të ketë pasqyrën e përgjithshme për praninë e Kovid-19 në shkolla dhe a do të ketë masa shtesë do të vendoset nga rezultatet e fituara. (TVM2)