Shpallet konkurs për trajnim të pilotëve ushtarakë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 3 Shtator, 2018 19:10

Shpallet konkurs për trajnim të pilotëve ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” sot shpallën konkurs për regjistrim të tetë dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përsosjes për pilotë ushtarakë. Nga MM kumtuan se kandidatët duhet të kenë të përfunduar arsim të lartë dhe të mos jenë më të vjetër se 28 vjeç.

Nevojitet që t’i parashtrojnë aplikacionet e tyre me dokumentet e nevojshme më së voni deri më 26 tetor. Gjatë pranimit merret parasysh suksesi i kandidatëve nga arsimi i kryer i lartë dhe verifikimi për gatishmëri fizike. Sqarojnë se selektimi i mëtejshëm përbëhet nga verifikimi i njohjes së gjuhës angleze, verifikimeve shëndetësore dhe selektimi në tokë dhe ajër që kryhet në Qendrën për trajnim të pilotëve, që paraqet një nga qendrat në të sofistikuara për trajnim të pilotëve në rajon.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 3 Shtator, 2018 19:10