Shpallet tenderi ndërkombëtarë për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllomej me fuqi prej 10 MW

Desk
By Desk April 3, 2019 15:16

Shpallet tenderi ndërkombëtarë për ndërtimin e elektranës fotovoltaike në Osllomej me fuqi prej 10 MW

Më 26 mars 2019, SHA. Elektranat e Maqedonisë së veriut, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shpallën tender ndërkombëtar për ndërtimin e centralit fotovoltaik me kapacitet prej 10MW në kuadër të termoeletranës Oslomej në Kërçovë, më saktë në lokacionin e minierës së harxhuar për thëngjill.

Në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi rëndësinë e këtij projekti, fjalime mbajtën Zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Përgjithshëm i ELEM-it, Dragan Minovski.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se disa nga punonjësit në termoelektranën Osllomej do të ritrajnohen për të punuar në centralin e ri fotovoltaik, e cila do të prodhojë rreth 15 megavatë orë energji elektrike, që korrespondon me nevojat e rreth 2000 familjeve.

“Centrali do të ndërtohet në minierën ekzistuese të REK Osllomej, në tokë prej 15 hektarësh e cila duhet të rikultivohet me central të ri fotovoltaik e cila do të prodhojë energji të pastër nga burime ripërtritëse. Në këtë mënyrë, REK Oslomej, e cila vështirë se ka punuar në vitet e fundit, me këtë investim nga kapacitet ndotës do të shndërrohet në kapacitet prodhues ekologjik të energjisë së pastër dhe të lirë, duke u bërë një nga kapacitetet më të rëndësishme në vend dhe rajon “,u shpreh ministri Kreshnik Bekteshi.

Në tenderin ndërkombëtar, i cila është shpallur në platformën elektronike për prokurime publike të BERZH-it, mund të paraqiten të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja që do të jenë në gjendje për të përmbushur nevojat dhe specifikat e projektit. Konkursi do të zgjasë deri më 10 maj 2019, pastj vijon vlerësimi i ofertave dhe përzgjedhja e ofertës më të mirë. Për më tepër, përvoja e fituar nga ndërtimi i këtij centrali, hapë mundësitë për zhvillimin e më shumë objekteve të energjisë së këtij lloji, e cila njëkohëisht hap rrugën për shfrytëzimin e burimeve ripërtritëse të energjisë dhe siguri më të madhe energjetike në Republikës së Maqedonisë së Veriut .

Desk
By Desk April 3, 2019 15:16