Shpenzimet për fushatë, KSHZ publikon shifrat dhe donatorët

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 19:16

Shpenzimet për fushatë, KSHZ publikon shifrat dhe donatorët

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve publikon shpenzimet e tre kandidatëve për president për gjysëm e parë të fushatës elektorale.

Më së shumti ka shpenzuar kandidati konsensual Stevo Pendarovski, afër gjysëm milion euro.

Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka shpenzuar 167 mijë euro, ndërkaq Blerim Reka 25 mijë euro.

Kandidati konsensual Stevo Pendarovski ka grumbulluar gjithsej 31 milion denarë për fushatëa. 10 milion denarë janë mbledhur nga anëtarësia e LSDM-së. Donator i fushatës së Pendarovskit paraqitetet një person i vetëm, Pavle Dukadinovski me 150 mijë denarë.

Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova ka mbledhur gjithsej 203 mijë euro, të gjitha donacione thuhet në raportin financiar të KSHZ-së. Donues më të mëdhenj të fushatës së Siljanovskës mund të vërehen deputetë dhe funksionarë të VMRO-së. Më shumë para ka donuar nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski, gjithsej 180 mijë denarë.

Në listë figuron edhe deputeti Antonio Milloshovski me donacion prej 150 mijë denarëve. Ish prefekti i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ka donuar 100 mijë denarë.

Për fushatën e kandidatit Blerim Reka deri më 10 prill janë mbledhur donacione vetëm nga dy partitë që po e mbështesin, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Dy partitë së bashku kanë donuar rreth 1 milion e 100 mijë denarë. Në raportin financiar nuk figurojnë donacione nga qytetarët për kandidatin Reka. (TVM2)

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 19:16