Tridhjetë persona do të ndiqen penalisht për postimin e mesazheve “të rreme dhe të pabaza” në lidhje me shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, sipas autoriteteve turke.
“U konstatua se hashtag-u #dead u publikua në rrjetin social Twitter, me referenca për presidentin tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.
“Nën hashtag-un e mësipërm janë identifikuar 30 persona dhe ndaj tyre kanë filluar procedurat e nevojshme”. Megjithatë, në Turqi përflitet vazhdimisht për gjendjen shëndetësore e 67-vjeçarit Erdogan, i cili ka dy dekada në pushtet.