Shpërthen “Air Albania Stadium”, Tirana ndëshkon Partizanin

Desk
By Desk December 13, 2019 21:02

Shpërthen “Air Albania Stadium”, Tirana ndëshkon Partizanin

Partizani-Tirana 1-2 (Batha 8′, Bardhi 10′, Cobbinah 90′)

Kategoria Superiore/ Java e 15-të

Stadiumi “Air Albania”/ Ora 19:00

Partizani (3-5-2): Hoxha, Belica – Boldor – Bitri, Trashi – Melo – Romero – Hyseni – Idrizaj, Solomon – Bardhi.

Tirana (4-4-2): Lika, Doka – Vangjeli – Muça – Hoxhallari, Batha – Cobinah – Celhaka – Torasa, Halili – Ngoo.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Komenti minutë pas minute

94′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Tiranës.

 

90′ Tirana shënon golin e dytë, kundërsulm bardheblu, Cobbinah pason te Muçi që godet, pret Hoxha dhe më pas shënon Cobbihah që feston duke hequr bluzen dhe merr kartonin e dytë të verdhë.

83′ Partizani pranë golit, Bitri kroson bukur në zonë, por Bardhi godet keq.

73′ Mundësi e artë për Tiranën. Një gabim i Boldor përfiton Cobbinah dhe gjuan drejt portës, ndal Hoxha dhe shtylla.

65′ Ndyshim edhe te Tirana, në fushë Muçi, jashtë Halili. Gjithashtu edhe Partizani bën ndryshimin e dytë, në fushë Braun, jashtë Idrizaj.

59′ Ndizet derbi, Ngo dhe Trashi përplasen mes tyre. Arbitr Jorgji i ndëshkon me kartona të verdhë.

55′ Aksion i mirë për Partizanin, Hyseni godet bukur drejt zonës, pret Lika.

53′ Mundësi e artë për Tiranën, Ngo merr një top, por vonon pasimin dhe topi largohet nga Bitri.

46′ Nis pjesa e dytë. Partizani kryen zëvendësimin e parë, jashtë Solomon në fushë Çinari.

47′ Mbyllet pjesa e parë 1-1.

46′ Bardhi shmang bukur Vangjelin dhe pason për Idrizajn në krah, mbrojtësi kroson në zonë, por nuk devijohet nga asnjë prej sulmuesve.

43′ Çfarë mundesi humbet Romero. Mesfushori driblon disa lojtarë dhe më pas nuk pason për shokët e skuadrës, por gjuan keq drejt portës.

37′ Vangjeli pengon Bardhi dhe gjyqtari Jorgji ndalon lojën për një faull të mbrojtësit bardheblu. Karton i verdhë dhe për Vangjelin.

32′ Corderio kroson në zonë, pret Lika dhe mbrojtja e Tiranës e largon në këndore.

22′ Tirana në sulm, Doka kroson në zonë, godet Halili, por pret Hoxha.

10′ Zgjat pak avantazhi i Tiranës, Bardhi barazon ndeshjen. Pozicion i jashtë loje nga Solomon, por arbitri vijon ndeshjen dhe Bardhi shënon.

8′ Zhbllokohet ndeshja. Batha kalon Tiranën në avantazh pas një pasim nga Torasa. Me kokë mesfushori e dërgon në rrjetë.

3′ Hoxhallari niset drejt sulmit, por pengohet nga Bitri që ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton derbi i 155-të i kryeqytetit, topi i parë shkelmohet nga Tirana.

Desk
By Desk December 13, 2019 21:02