Shpërthen trajneri i Leipzigut: Arbitri donte autograf nga Neymar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:20

Shpërthen trajneri i Leipzigut: Arbitri donte autograf nga Neymar

“Në moment të caktuara dukej sikur arbitrit I interesonte më shumë të merrte një autograf nga Neymar, sesa të vendoste drejtësi në ndeshje”, deklaroi trajneri i Leipzig Jesse Marsch në përfundim të ndeshjes ndaj PSG-së, duke mos e fshehur për asnjë moment acarimin e tij me gjyqtarin suedez Ekberg.

Tekniku i klubit gjerman shpërtheu që në mesin e pjesës së parë ndaj arbitrit dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa në përfundim të ndeshjes nuk i kurseu kritikat, duke ngritur zërin për një padrejtësi ndaj të tijve.

“Është një mrekulli që të stadiumin tonë të luajnë yje si Mbappe dhe Neymar, ndaj unë e di që të mëdhatë trajtohen më mirë, por dreqi e mori, duhet të na lini të luajmë futboll normal, sipas rregullave. Që në fillim nuk më pëlqeu sjellja e arbitrit dhe protestova, por më pas duhej të kontrolloja veten, me qëllim që të mos më dërgonin në tribunë”, tha Marsch.

Leipzig ia doli të rrëmbejë një pikë, falë barazimit 2-2, që u arrit nga një penallti e akorduar nga VAR dhe e ekzekutuar saktë nga hungarezi Szoboszlai, ndërsa edhe në këtë rast tekniku i skuadrës gjermane ka rezerva.

“Ishte një penallti evidente, të cilën e pa qartë edhe tifozi në cepin më të largët të stadiumit, por kryesori nuk kishte ndërmend ta jepte. Po të mos ishte VAR-i, do të kishim humbur padrejtësisht”, u shpreh Marsch.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:20