Shpërthimi spektakolar i vullkanit gjatë natës

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 22:45

Shpërthimi spektakolar i vullkanit gjatë natës

Një vullkan aktiv në Indonezi është filmuar ndërsa shpërtheu lavën gjatë natës.

Tymi dhe hiri në qiell dukeshin milje larg duke krijuar një pamje spektakolare.

Vullkani ka qenë aktiv që nga qershori. Qeveria indoneziane thotë se ka shpërthyer të paktën 44 herë në një javë, transmeton oranews.

Nuk ka të lënduar nga vullkani dhe nuk ka shkaktuar probleme tek turizmi.

Vullkani, Anak Krakatau, është një ishull i ri i formuar nga një shpërthim nënujor më 1927.

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 22:45