Shpëtohen 125 migrantë të parregullt në brigjet e Tunizisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:11

Shpëtohen 125 migrantë të parregullt në brigjet e Tunizisë

Houssam Eddine al-Jabali, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se gjashtë operacione të ndryshme u kryen nga forcat e sigurisë kundër përpjekjeve për migrim të paligjshëm.

Autoritetet tuniziane kanë shpëtuar gjithsej 125 migrantë të parregullt në brigjet e Tunizisë, bëri të ditur Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Houssam Eddine al-Jabali, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, në një deklaratë të dielën tha se gjashtë operacione të ndryshme u kryen nga forcat e sigurisë kundër përpjekjeve për migrim të paligjshëm.

Gjithsej 125 migrantë të parregullt, duke përfshirë 13 tunizianë dhe 112 shtetas afrikanë, u shpëtuan, shtoi ai.

Pothuajse çdo ditë, autoritetet tuniziane ndalojnë tentativat për migrim të paligjshëm dhe arrestojnë qindra migrantë të parregullt.

Për vite me radhë, vendet e Magrebit si Tunizia, Algjeria, Libia, Mauritania dhe Maroku kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të migrantëve kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane për të arritur në Evropë me shpresën për një jetë më të mirë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:11