Shpiket fotokamera me rreze x

Shpiket fotokamera me rreze x

Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.

Në një kongres shkencor në Hamburg, një strukturë kërkimore paraqiti fotokamerën me rreze x.

Bëhet fjalë për një kamera që do të revolucionarizojë mënyrën se si do të studiohen materiet në nivelin atomik dhe molekular.

Zbatimi i këtij detektori unik të imazhit paraqet kulmin e mbi një dekade kërkimesh të kryera nga një konsorcium ndërkombëtar i koordinuar nga ”European Xfel”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 22:36

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.