Shpresa e shqiptarëve në olimpiadë/ Majlinda Klemendi do medalje ari

Desk
By Desk March 3, 2020 11:23

Shpresa e shqiptarëve në olimpiadë/ Majlinda Klemendi do medalje ari

Ashtu si në Olimpiadën e kaluar në Rio de Zhaneiro në 2016, edhe në edicionin e kësaj vere Majlinda Kelmendi mbetet shpresa kryesore e shqiptarëve për medalje të Artë në Lojëra. Përfaqësuesja e delegacionit të Kosovës ishte mes më të vlerësuarve në ceremoninë ku Komiteti Olimpik i Kosovës “Laureatët e viti 2019” dhe premtoi se do ti bëjë tifozët krenarë.

“Nuk jam tip që jap shumë premtime. Unë thjesht punoj dhe me sukseset e mija i bëj të ndihen mirë, i bëj të mburrën me mua edhe me krejt Kosovën kështu që thjesht po ju premtoj që do të punoj, do të mundohem të jap maksimumin edhe mos t’i zhgënjej dhe t’i bëj të ndihen krenarë me mua”- tha Kelmendi.

Sa i përket përgatitjeve për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, mbretëresha e sportit në Kosovë, u shpreh se janë duke shkuar mirë dhe pret qysh në muajin e ardhshëm të fillojë me garën e parë për këtë vit.

Nga sporti i xhudos, Kosova ka të vetmen medalje të artë fituar në Lojëra Olimpike, atë në vitin 2016, në Rio de Zhaneiro kur Majlinda Kelmendi shkroi historinë.

Top Channel

Desk
By Desk March 3, 2020 11:23