Shqetësime se luftëtarët e Shtetit Islamik do të vazhdojnë të jenë aktivë

Desk
By Desk May 9, 2019 21:06

Edhe në momentet e fundit të kalifatit të Shtetit Islamik, kur luftëtarët e tij ishin të rrethuar në një qytezë të vogël në veri-lindje të Sirisë, ata që patën rastin të shohin fundin e kësaj organizate u ndeshën me një të papritur të re.

Forcat e koaliciont të udhëhequr nga SHBA-të, që mbanin të rrethuar qytetin, mendonin se në Baghuz kishte rreth 1 mijë civilë dhe rreth 300 ushtarë aktivë të IS-it, por gjatë disa javëve nga fundi i shkurtit dhe gjatë muajit mars, ata u përballën me më shumë se 30 mijë civilë dhe 5 mijë luftëtarë, që iu dorëzuan atyre pjesë-pjesë.

“Nuk e kishim parashikuar këtë aspak”, u shpreh në atë kohë një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke shpjeguar numrin e madh të njerëzve që doli nga copa e fundit e territorit që mbante grupi terrorist.

“Shifrat vazhdojnë të na befasojnë,” shtoi zyrtari.

Por, kur është fjala për grupin terrorist Shteti Islamik, numrat gjithmonë kanë qenë sfidues për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre, duke filluar nga përpjekjet e para për të vlerësuar mbështetjen që do të ekzistonte për këtë grup, nga xhihadistëtqë vinin prej vendeve të ndryshme të botës.

Është kjo pasiguri që i shqetëson disa zyrtarë dhe analistë, se ajo që thuhet sot, se shumica e luftëtarëve të huaj të IS-it – ose kanë vdekur ose janë në burgje – mund të jetë e gabuar.

“Ne ende kemi numra të arsyeshëm, që janë ende në rajon dhe me siguri aktivë,” thotë Seth Jones, drejtor i Projektit të Kërcënimeve Përtej Kombit në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Është e vështirë të dihet nëse disa po qëndrojnë atje dhe kanë hequr dorë nga luftimet,” tha zoti Jones, i cili ka studiuar ngritjen e lëvizjes së xhihadit salafist, në mbarë botën. “Por fakti që ata janë ende atje, fakti që ata janë ende të lirë, të bën të mendosh se mund të jenë ende të përkushtuar në aktivitetin e tyre xhihadist.”

Gjatë javës që shkoi, këta xhihadistë morrën një mesazh nga drejtuesi i tyre, AbuBakir Al-Baghdadi, i cili përmes në një videoje u bëri thirrje ndjekësve të tij të hakmerren për rënien e Baghuzit.

“Kërcënimi vazhdon,” tha Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit për Stabilizimin, Denise Natali. “ISIS-i vazhdon të jetë armik i vendosur siç u provua edhe nga dalja e parë publike në vite e Abu Bakr al-Baghdadit, duke u bërë thirrje përkrahësve të tij që të vazhdojnë luftën megjithë humbjen e territoreve.”

Zyrtarë të zbulimit amerikan i ngritën shqetësimet e para rreth luftëtarëve të huaj, në fillimin e vitit 2014, kur llogaritej se numri i tyre ishte rreth 7 mijë e 500 nga 50 vendeve të ndryshme.

Vetëm një vit më vonë, llogaritjet e numrit të luftëtarëve në Siri dhe Irak u dyfishuan.

Numra vazhdojnë të rriten edhe sot, jo për shkak të luftëtarëve të rinj, por pasishërbimet e zbulimit në vende të ndryshme të botës, vazhdojnë të mësojne për më shumë, të rinj e të vjetër, që kanë lënë shtëpitë e tyre për të luftuar nën flamurin e Shtetit Islamik.

Zyrtarë të lartë të SHBA-së kundër terrorizmit i kanë thënë Zërit të Amerikës, se bazuar në shifrat e fundit, llogaritet se 45 mijë luftëtarë – 5 mijë më shumë se parashikimi i fundit – kanë qenë pjesë e betejave në Siri dhe Irak, gati të gjithë në emër të IS-it.

Nëse numërimi i luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar Shtetit Islamik ishte ivështirë, të ndjekësh aktivitetin e tyre, pasi ata i janë bashkuar grupit terrorist ështëedhe më e vështirë.

Është e sigurt se shumë prej tyre janë vrarë.Por të paktën rreth 15 mijë besohet se e kanë lënë kalifatin.

Sipas një raporti të gushtit të vitit 2018 të Kombeve të Bashkuara, një numër tjetërprej 10 mijë luftëtarësh janë në burgjet e Irakut.

Së fundmi, zyrtarët e mbrojtjes së SHBA- së thanë se paktën 2 mijë persona mbahennga Forcat Demokratike Siriane, që janë kryesisht forca kurde, që çliruan territorin e fundit që mbahej nga Shteti Islamik.

“Mendojmë se numri do të rritet ndërsa ne po punojmë me Forcat DemokratikeSiriane, të verifikojmë identitetin kombëtar të luftëtarëve të ISIS-it të po mbahen nëburgjet e tyre”,

tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Robertson.

Megjithatë, mijëra vazhdojnë të mos jenë llogaritur, thotë një raport i mesit të vitit2018 i OKB-së, në të cilin po ashtu ngrihet shqetësimi i numrit të atyre që kanëshkuar si refugjatë në Afganistan, “duke marrë me vete aftësinë e përdorimit tëarmëve, prodhimit të pajisjeve të improvizuara shpërthyese dhe aftësinë e taktikaveushtarake.”

Të tjerë luftëtarë të huaj, duke u frikësuar nga rënia e kalifatit të IS në Siri, janëkthyer në Irak,

nëpërmes kufirit me Sirinë. Disa vazhdojnë t’i bashkohen luftës.

Zyrtarë të koalicionit i kanë thënë Departamentit amerikan të Mbrojtjes se numriaktual nuk dihet, por llogaritet se është 50 në muaj.”

Numrat dhe shqetësimi që ata përbëjnë, ka shkuaderi tek nivelet e larta të qeverisëamerikane.

Duke parë këto të dhëna, zyrtarët amerikanë thonë se kërcënimi ndaj Shtetit Islamikduhet vëzhguar nga afër.

Po ashtu, ata shprehin shqetësimin se shumë prej këtyre luftëtarëve mund të ikindhe të gjejnë

strehë në vende të tjera si Libia, gadishulli Sinai në Egjipt, ose edhe nëTurqi, një vend që prej vitesh shërbente si rrugë-kalimi për luftëtarët e huaj qësynonin të shkonin në Siri.

Me humbjet që grupi terrorist i pësoi në Siri dhe Irak, shqetësime si këto tashmëkanë dale në qendër të vëmendjes./VoA

Desk
By Desk May 9, 2019 21:06