Shqipëri dhe Kosovë, hapja e kufirit pritet në fund të muajit

Shqipëri dhe Kosovë, hapja e kufirit pritet në fund të muajit

Në Shqipëri për më shumë se tre javë nuk ka asnjë të vdekur nga virusi korona, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste pozitive, ndërsa 6 janë shëruar.

Edhe në Kosovë informacionet e fundit të autoriteteve shëndetësore kanë qenë për një të infektuar. Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj, përkatësisht deri në fund të muajit.

“Brenda majit, Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”,- ka deklaruar kryeministri, Edi Rama.

Ndërsa sa i përket Kosovës, autoritetet kanë bërë të ditur se hapja e kufijve dhe aeroporteve mbetet në fazën e tretë të hapjes që fillon më 1 qershor.

Por, autoritetet kosovare nuk e kanë përjashtuar mundësinë që hapja e kufirit me Kosovën të ndodhë edhe më herët.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 981 persona, 79% e të cilëve janë shëruar ndërsa 173 janë raste aktive prej të cilëve 17 në trajtim spitalor. Ndërsa në Kosovë deri tani janë regjistruar 1.004 të infektuar prej të cilëve 29 kanë humbur jetën ndërsa 772 janë shëruar

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 20:37

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.