Shqipëri: Korridori blu, hapet gara për aksin Milot-Fier

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 19:53

Shqipëri: Korridori blu, hapet gara për aksin Milot-Fier

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një proekt shum të rëndësishëm pasi koridori Blu e lidh Shqipërinë me Greqinë në Jug dhe Kroacinë në veri.

“Kroacia e gëzon gjerësisht dhe padiskutim do u japë fund të gjithë kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në aksin nga kthesa e Kamzës, apo Kashari lart në Milot, Lezhë dhe drejt Shkodrës, që problemet e sigurisë janë evidente. Do jetë një aks me certifikatë sigurie të BE. Do jetë një aks shpejtësie që do jetë vlerë e shtuar si pjesë e lëvizjes nga rruga e Kombit deri poshtë për në Durrës apo dhe më tej për në Vlorë. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti pastaj vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më kritike e korridorit blu”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Rama është ndaur edhe te projektet tjera përfshi hekurudhat, aeroportet dhe infrastrukturën rrugore, duke vlerësuar se derisa dy të fundit nuk ka shumë punë, hekurudhat do te jenë një fazë që do të ketë shumë punë ka vlerësuar ai.

“Tjetra fazë është e hekurudhave, që kemi filluar me Tiranë-Durrës por kemi shumë për të bërë aty, me hekurudhën drejt Hanit të Hotit, Durrës-Prishtinë dhe të Korridorit të tetë”, theksoi Rama.

Aksi Milot-Fier është një projekt jo vetëm kombëtar por edhe rajonal e europian i cili lidh Malin e Zi Shqipërinë dhe Greqinë me unazën mesdhetare që ndalet në jug të Kroacisë. Ky aks do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale deri në 130 km/h.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 19:53