Shqipëri, ngjarje e rëndë në Bathore, kunati vret kunatën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 20:13

Shqipëri, ngjarje e rëndë në Bathore, kunati vret kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore.

Rreth orës 17:40, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi Agron Tanushi ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 20:13