Shqipëri, nis censi i popullsisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 19:41

Shqipëri, nis censi i popullsisë

Mëngjesin e kësaj të hëne, në gjithë Shqipërinë nisi numërimi i popullsisë dhe banesave. Rreth 7,500 anketues do të jenë në terren përgjatë 6 javëve për të mbledhur të dhënat e të gjithë shqiptarëve, lidhur me familjen, punën, arsimin, si dhe pyetjeve në lidhje me punën.  Për të vetmet pyetje që qytetarët janë të lirë të mos përgjigjen kanë të bëjnë me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat është ofruar opsioni “Preferoj të mos përgjigjem”.

Mospjesëmarrja është në kundërshtim me ligjin dhe çdo përgjigje e rreme ndëshkohet me gjobë 50 mijë lekë.

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, tha se deri në mesditë ishin plotësuar 800 formularët e parë dhe janë në proces shumë të tjerë.

Të dhënat paraprake të këtij censi do të publikohen në qershor të vitit 2024, ndërsa të detajuara në dhjetor të vitit 2024.

Ky është censi i 12-të që zhvillohet në vend që nga viti 1923. Kostoja do të jetë 16,5 milionë euro dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi i vitit 2001

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 19:41
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.