Shqipëri/ Paloka përjashtohet 40 ditë nga Kuvendi, masa më e ashpër deri më tani

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 19:43

Shqipëri/ Paloka përjashtohet 40 ditë nga Kuvendi, masa më e ashpër deri më tani

Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 40 ditë përjashtim Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.

Masa për Palokën është më e ashpra e vendosur deri më tani, pas tensioneve në seancën plenare të ditës së djeshme.

Paloka Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës. Ndërkohë Petrit Doda pati një përplasje me fjalë me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.

Masat vijnë pas kërkesës së Partisë Socialiste për dënimin e dy deputetëve demokratë.

Mazhoranca kaloi e vetme në Kuvend projektligjet ditën e djeshme,  përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u hoqën nga rendi i ditës. /vizionplus.tv

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 19:43

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare