Shqipëri, shtohen masat shtrënguese të pandemisë

Desk
By Desk November 17, 2020 21:23

Shqipëri, shtohen masat shtrënguese të pandemisë

Përkeqësimi i situatës së pandemisë është bërë shkak që Komiteti i Ekspertëve të ashpërsojë masat shtrënguese duke ndalur takimet e fushatës elektorale dhe grumbullimet me më shumë se 10 veta.

“Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet. Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”.

Ekspertët rendisin një sërë faktorësh që tregojnë se gjendja po rëndohet. Deri më tani incidenca ka arritur në 243 raste të infektuarish për 100 mijë banorë.

 

“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë. Në tre spitalet Covid janë shtruar 406 pacientë. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacientëve në kujdes intensiv. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%”.

Pas këtyre vendimeve, mbetet për t’u parë se si do ta bëjnë fushatën partitë politike, kur dihet që si kreu i mazhorancës Rama ashtu dhe ai opozitës Basha, si dhe aleatët e tyre, kanë nisur me kohë takimet elektorale./Klan

Desk
By Desk November 17, 2020 21:23