Shqipëri, vazhdon trendi i shërimit të pacientëve

Desk
By Desk April 23, 2020 22:53

Shqipëri, vazhdon trendi i shërimit të pacientëve

Shtetet fqinje po regjistrojnë numër më të ulët të infektimeve ditore me Koronavirus dhe duket se kanë kaluar “kulmin” e përhapjes së pandemisë. 29 është numri i rasteve të reja në Shqipëri dhe po kaq i të shëruarve. Me bilancin e 24 orëshit të fundit, numri i të shëruarve shkoi në 385 që është mbi 50% të numrit të përgjithshëm të të prekurve.

Një nga personat e konfirmuar pozitiv me COVID është një personel shëndetësor i vetë-izoluar në shtëpi. Nga rastet e reja, 20 persona janë nga Tirana, 13 prej tyre i përkasin një vatre të një institucioni të vuajtjes së dënimit, ku po kryhet aktualisht hetimi epidemiologjik. 7 raste janë pozitive nga Kruja dhe 2 nga qyteti i Shkodrës”-tha Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik

Tirana zyrtare po shqyrton fatin e vitit shkollor.

Nuk e kemi ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Do ta kemi në fund të prillit, pra është punë ditësh. Po shohim situatën me Koronavirusin, se si po zhvillohet ajo dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”-pohoi Besa Shahini, Ministre e Arsimit.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë sot raportohet për një viktimë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një pacient i cili ishte hospitalizuar më 13 prill dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga koronavirusi në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.

Serbia deri në këto momente ka konfirmuar 7 114 raste, prej të cilëve 1 025 të shëruar dhe 134 viktima. Ndonëse situata me Koronavirusin po qetësohet, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se të paktën edhe për dy javë të tjera nuk do të ketë zbutje të masave të izolimit, duke konfirmuar se edhe fundjavën në vijim do të jetë në fuqi ora e gjatë policore, me fillim në orën 18 të së premtes e deri në 5 të mëngjesit të së hënës. Shteti fqinj me më së shumti raste pas Serbisë është Greqia, me 2 408 të tillë, derisa 577 janë shëruar dhe 121 kanë vdekur. Në 24 orët e fundit Bullgaria regjistroi 1 viktimë dhe 57 raste të reja.

Desk
By Desk April 23, 2020 22:53