Shqipëria e para në Europë për ikjen e trurit, shkak papunësia

Shqipëria e para në Europë për ikjen e trurit, shkak papunësia

Shqipëria mban vendin e parë në Europë për largimin e trurit nga vendi. Sipas raportit të dytë kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019” 35% e studentëve me diplomë bachelor dhe 30% e studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit.

Por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur kurset profesionale si një mundësi e mirë për të gjetur një vend pune në Shqipëri.

“Shqipëria është treg në rritje, prandaj për ata që i kanë armët e duhura, kjo shkollë ose këto kurse janë një armë shumë e fortë.”

“Shqipëria është vend ideal për të hapur një biznes tëndin.”

Inxhinier Luan Selimaj, profesor në kursin e instalimeve elektrike shprehet se të interesuarit nisin që prej të rinjve të moshës 16 vjec, të cilët synojnë tregun vendas dhe atë të jashtëm.

“Vijnë dhe nga jashtë, që janë të interesuar për të pasur dokumentacionin, por këto kryesisht janë për tregun e punës këtu, tha Selimaj, transmeton oranews.

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari e konsideron ligjin për rininë aspak të përshtatshëm për interesat e tyre.

“Bënë sikur dëgjuan, por në fakt nuk morën parasysh asnjë lloj mendimi. Ishte për të ardhur keq sepse kjo tregon për mua që Ministria e Arsimit do të përvetësojë edhe këtë pjesë shtrese të shoqërisë, tha Hajdari.

Shqetësues mbetet niveli i lartë i papunësisë te të rinjtë.

“70% e të rinjve kanë identifikuar papunësinë si problematikën e tyre kryesore”, Pulaha.

Raporti kombëtar “Rinia në Shqiëpri 2019” tregon se varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërben si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 6, 2019 20:09

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA