Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Shqipëri
  • Shqipëria ndan 100 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame

Shqipëria ndan 100 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame

Redaksia 2 vjet ago

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë 100 mijë euro Qeverisë së Francës për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri, raporton Top Channel.

Fondi për rinovimin e katedrales Notre Dame të Parisit, të dëmtuar rëndë nga zjarri i dy ditëve më parë, ka mbërritur këtë të mërkurë në kuotën e një miliard eurove, teksa presidenti Macron u zotua se ajo do të rindërtohej brenda 5 viteve.

Kompani dhe përfaqësues biznesi premtuan rreth 600 milionë euro deri më tani për rindërtimin e saj.

Mesazhet e simpatisë dhe mbështetjes për rindërtimin janë bërë nga e gjithë bota. Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të bëhen bashkë për të ndihmuar rindërtimin e saj.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, shprehu ngushëllimet gjatë një telefonate me presidentin Macron dhe ofroi ndihmën e ShBA-së në rindërtimin e katedrales.

Edhe Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndajë një shumë të caktuar për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Francës, Didier Chabert, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të ndihmojë restaurimin e katedrales Notre Dame.

Haradinaj i ka shprehur keqardhje për djegien e katedrales dhe ka propozuar që Kosova t`i dalë në ndihmë në restaurimin e saj.

“Më vjen shumë keq që ka ndodhur djegia në katedralen Notre-Dame, është një humbje e vlerave të kontinentit tonë. Shpresoj që të gjitha vendet të kontribuojnë në restaurimin e saj”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ndarja e fondeve nga Qeveria për restaurimin e katedrales Notre Dame, në Paris, është një gjest mirënjohje.

Haradinaj nuk e përmendi shumën e saktë që do të ndahet, por tha se kjo po bëhet pasi shqiptarët njihen për gjeste të tilla mirënjohëse.

“Duhet me bë kujdes në deklarime, gjithë ne edhe të gjithë politikanët, ky është një gjest sepse na nuk e rinovojmë se ju e dini sa e shtrenjtë është ajo, por shqiptarët shquhen për një gjest dhe qasje të tillë”, tha ai pas pauzës së Kuvendit të Kosovës.

Kundrejt gatishmërisë së Qeverisë së Kosovës për të ndarë para për rindërtimin e katedrales Notre-Dame ka pasur reagime.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur kundër propozimit të Qeverisë për ndarjen e mjeteve për restaurimin e katedrales, Notre-Dame.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, tha se me fondet që të do të ndahen për katedralen në Paris, sipas tij, do të ishte më mirë të investohej në raste sociale.

“Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të renovohet shpejtë”, ka shkruar Ahmeti.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas këtij paralajmërimi të Qeverisë, duke thënë që Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës.

“Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për ‘Notre Dame’ janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku.

Kurse deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës, se do të ndajë para për restaurimin e katedrales ikonë të Parisit.

Deputeti Krasniqi, përmes një statusi në Facebook, ka numëruar disa nga monumentet të cilat presin fonde për t`u restauruar si dhe ka përmendur disa nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

“Qeveria paska nda fonde për rindërtimin e Notre Dame në Francë. Ndërkohë që në Kosovë: Kulla e Jasharajve rrezikon të shembet, objektet e vjetra me vlera kulturore në Kosovë po shkatërrohen, bjeshkët e pyjet po digjen e prihen ilegalisht çdo ditë, pacientët në spitale duhet t’i blejnë vetë barnat esenciale (madje edhe dorëzat e shiringat), varfëria e papunësia në Kosovë tejkalon çdo vend të Evropë”, ka shkruar Krasniqi.

Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga zjarri më 15 prill, dyshohet se zjarri ishte shkaktuar aksidentalisht.

Continue Reading

Previous: Cakaj: Vendimi për viza, pasqyrë e klimës politike elektorale në Holandë
Next: “Deutsche Welle”: Vendimi i Holandës, hije për negociatat e Shqipërisë

Të ngjashme

503026-AebCWwk51P Kryemadhi: Rama nuk di të mbajë premtime

Kryemadhi: Rama nuk di të mbajë premtime

Redaksia 9 orë ago
22 Meta: “25 prilli, ditë historikë për Shqipërinë”

Meta: “25 prilli, ditë historikë për Shqipërinë”

Redaksia 9 orë ago
Opozita-1 Zgjedhjet në Shqipëri, krijohet koalicioni opozitar “PD-AN”

Zgjedhjet në Shqipëri, krijohet koalicioni opozitar “PD-AN”

Redaksia 9 orë ago

TË FUNDIT

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

1 Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Real Madrid përpara, Mendy ‘dridh’ portën e Atalantas ku shënon një gol fantastik

Besim-Hoda-1-click Hoda: Ky shtet nuk ekziston fare, këtë e dëshmoi ngjarja me Mijallkovin

Hoda: Ky shtet nuk ekziston fare, këtë e dëshmoi ngjarja me Mijallkovin

502706-wVcYCqMTpx Hyundai lanson modelin Ioniq 5

Hyundai lanson modelin Ioniq 5

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.