Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, në pranga 150 persona

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:56

Shqipëria pjesë e operacionit të Europol, në pranga 150 persona

150 persona ranë në prangat e policisë gjatë një operacioni tre ditor të realizuar nga Europol.

Mes 17 vendeve të përfshira është edhe Shqipëria. Operacioni i koduar “Trivium” është zhvilluar kundër krimit të organizuar të pronave në Evropë.

Sipas Europol, janë kryer kontrolle në rrugë për persona dhe automjete, si dhe kontrolle ambientesh.

Europol e mbështeti operacionin duke shkëmbyer informacion mbi subjektet, automjetet dhe mënyrën e veprimit që qëndronin pas grupeve kriminale në kohë reale.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca vlerësoi suksesin, ndërsa thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç në luftën kundër krimit të organizuar./tch

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 21:56
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.