Shqiptarët bën homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë

Desk
By Desk November 5, 2020 22:11

Shqiptarët bën homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë

Me lule dhe qirinj në duar, një grup shqiptarësh prej afro 50 vetash kanë zhvilluar homazhe tek vendet ku gjetën vdekjen katër persona të pafajshëm nga sulmi terrorist i ndodhur në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë. Në mesin e viktimave ishte edhe djaloshi 21 vjeçar nga Velesha e Strugës, shkruan Albinfo Austria.

Kryetarja e KKShShA-së, Kaltrina Durmishi

Me iniciativën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, pjesë e këtij homazhi iu bashkuan edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Rolando Bimo, klerikët fetarë: Imami Ademsafi Bajrami, prifti katolik Don Nikson Shabani, përfaqësues të shoqatave shqiptare, intelektual të shquar dhe veprimtar të njohur në Austri.

Ambasadori i Shqipërisë në Austri: Rolando Bimo

Të gjithë së bashku vendosën kurora, lule dhe ndezën qirinj në katër vendet e ndryshme ku atentatorët vranë dhe plagosën persona të pafajshëm në rrugë.

Klerikët fetarë: Prifit Don Nikson Shabani dhe hoxhë Atemsafi Bajrami

Qirinj dhe lule u ndezën edhe për të riun shqiptar nga Velesha e Strugës.

Të bashkuar, ata dënuan këtë akt makabër duke konsideruar se sulmet e tilla nuk përfaqësojnë asnjë etni, fe dhe as komb.

Homazhi i shqiptarëve nxiti kureshtjen e shumë mediave austriake dhe ndërkombëtare të cilat përcollën çdo hap të kësaj inciative.

 

Desk
By Desk November 5, 2020 22:11