SHQIPTARET DHE PARTIA MAQEDONE LSDM

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 9 Mars, 2020 23:47

SHQIPTARET DHE PARTIA MAQEDONE LSDM

12 Prilli i vitit 2020, do të jetë viti që do të përcaktojë të ardhmen e partisë politike mqedone LSDM në Maqedoninë e Veriut!

Pas përfundimit të luftës së vitit 2001 të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, 19 vite pas lufte, partia politike maqedone LSDM, po bën orvatjet vendimtare të bëhet parti politike jo vetëm maqedone por edhe shqiptare!

A është e mundur një gjë e tillë?
A ka mundesi që shqiptarët në vend të liderëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përfaqesues të tyre të votojnë maqedonët?

Jo kjo nuk do te duhej te ndodhte!

Këtë rrugë të këtyre votave të turpit, shqiptarët nuk do të duhej ta lejonin!

A është normale të të bëhet Nënë sot, ajo që deri dje ishte shtrige, njerkë e ulkonjë per Ty!

Çka e ka gjetur vallë LSDM që e ka marrë këtë flamur të shqiptarizmës dhe po e tundë me kaq shumë dashuri e dashamirësi shqiptare!

Sa e pështirë kjo lojë e budallaqkës e LSDM-së!

A është normal ai shqiptarë e ajo shqiptare, ai djalë apo ajo vajzë shqiptare që ia jep votën partisë politike maqedone LSDM!

Qysh nuk i vjen turp Zoran Zaevit ta kerkojë votën shqiptare, kur shqiptarët votën mund dhe duhen të ia japin partive politike shqiptare dhe lidereve shqiptarë, që nga Ali Ahmeti e plot të tjerë!

Por Zoran Zaevi, nëse ia arrinë të gjejë shqiptar që e votojnë kur i kanë partitë politike shqiptare dhe kandidatët shqiptarë per deputetë, duhet ti zgjatet dora dhe ti urohet drejtimi i politikës jo vetëm sllave maqedone por edhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

A nuk është tronditëse që pas luftës çlirimtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të ketë guxim ndonjë shqiptarë që të garojë nën siglen politike të LSDM-se!

Deri këtu ka ardhur kjo punë, që antishqiptarizmi shkon deri në këtë masë, sa dalin shqiptarë dallkauk politik dhe në garën politike rreshtohen në LSDM, kur ka sa të duash parti të mirëfillta politike shqiptare!

Politikanet maqedon dhe ata shqiptar, e dinë sakt se LSDM po luan lojën e kësulëkuqes!

Të gjithë e dinë se LSDM po e luan lojën që në lëkurë të qengjit fshehet ujku!

Kjo lojë poshtruese e LSDM-së dhe e liderit të saj Zoran Zaev, që të shkojë për vota sikur lyps derë më derë në çdo shtëpi e familje shqiptare, duhet ti jepet përgjigjja e merituar!

Cila është pergjigjja e merituar?

Nuk duhet që shqiptarët ta presin Zoran Zaevin, këtë politikan që për të fituar vota vesh kostume me shumë ngjyra dhe brenda lëkurës së tij përfaqeson antishqiptarin modern maqedon, i cili për të arritur qellimet e veta të ofron puthje gjarpëri dhe buzqeshje monalize!

LSDM nuk mund të jetë parti politike shqiptare e as Zoran Zaev lider i shqiptarëve!

Shqiptarët dhe LSDM kanë rrugë të ndryshme në Maqedoninë e Veriut të tyre të përbashkët!

E ardhmja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të ngrohet nga dielli që nuk e shkelqen Zoran Zaevin!

Shqiptarët e dijnë dhe do ta dijnë se LSDM është partia politike që për themelues e ideolog të sajë ka antishqiptarët e mëdhenj Lazar Kolishevskin e Llazar Mojsovin, Vasil Tuporkovskin, Kiro Gligorovin e Branko Cervenkovskin!

Kotë e ka Zoran Zaev, nuk e ngroh dielli shqiptar!

Shqiptarët do të votojnë deputetet shqiptare dhe partitë politike shqiptare!

Islam Hyseni, 10 Mars 2020!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 9 Mars, 2020 23:47