Shtabi i Krizave në Kumanovë kërkon karantinë

Desk
By Desk April 17, 2020 18:52

Shtabi i Krizave në Kumanovë kërkon karantinë

Kryetari i Kumanovës njoftoi në Facebook se Shtabi i Krizave kërkon që Instituti i Shëndetit Publik në Shkup, të përgatisë një listë gjithëpërfshirëse të rezultateve pozitive dhe negative nga të testuarit në Kumanovë duke përfunduar me ditën e sotme.

Ata duan që rezultatet e testimit në qytet të merren brenda 24 orëve, ose jo më vonë se dy ditë pasi të merren mostra. Shtabi kërkon një karantinë 24-orëshe në Kumanovë, 14 ditë, nga 21 prilli deri më 4 maj.

Kumanova kërkon postblloqe kontrolli në hyrje dhe dalje nga qyteti, dezinfektim të udhëtarëve dhe automjeteve, sigurim i transportit me mallra për qytetin, si dhe të sigurohet furnizimi me ushqim për familjet nga më shumë markete. Kërkohet staf shtesë mjekësor për spitalin e Kumanovës, por edhe të sigurohet pajisje shtesë mbrojtëse për qytetarët, dhe një masë që do të thotë që çdo qytetar në ambient të hapur të mbajë maskë.

Ndërkohë nuk ka përgjigje nga qeveria, nëse do të shpallet gjendje krize dhe karantinë 14-ditore në Kumanovë, masë e kërkuar nga shtabi komunal i krizave.

Desk
By Desk April 17, 2020 18:52