Shtatori i “luftës” së shekullit, Tyson Fury e konfirmon: I kam dërguar kontratën Anthony Joshuas

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 22:14

Shtatori i “luftës” së shekullit, Tyson Fury e konfirmon: I kam dërguar kontratën Anthony Joshuas

Boksieri numër një i peshave të rënda, Tyson Fury po planifikon një super luftë gjatë këtij viti dhe Anthony Joshua po shihet si kundërshtari i mundshëm.

Përmes rrjeteve sociale, Fury ka bërë të ditur se i ka dërguar një “draft” të kontratës Anthony Joshuas për një meç të mundshëm gjatë muajit shtator, shkruan Lajmi.net

“Është një luftë që e duan të gjithë, përfshi edhe vetën. Eja Anthony, t’i japim botës atë që duan. Topi tani është në anën tënde”, ka shkruar Fury në rrjetet sociale.

Fury këtë meç e dëshiron pasi dështoi të arrinte marrëveshje me kampionin e botës, Oleksandr Usyk – pasi britaniku kërkoi 70 për qind të fitimeve.

Sipas Furyt, meçin e mundshëm kundër Joshuas e dëshiron ta zhvilloj në stadiumin e madh londinez, Wembely./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 22:14