Shtëpia 15 milionëshe e komedianit të famshëm

Shtëpia 15 milionëshe e komedianit të famshëm

Steve Harvey po zhvendoset në shtëpinë e tij të re. Komediani i famshëm ka blerë shtëpi 15 milionë dollarë së bashku me gruan e tij, Marjorie.

Shtëpia është superluksoze dhe ka plot 17 hektarë tokë. Rezidenca përrallore është e shtrirë në 35.000 metra katrorë. 


Në të janë të vendosura shtatë dhoma gjumi, sallon nëntokësor, pishinë masive, fushë tenisi, palestër, banjë, teatër, bodrum i verës dhe një shtëpi enkas për mysafirët. 

Super shtëpia është në Los Anxhelos dhe llogaritet si një nga shtëpitë më të bukur në këtë shtet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 22:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.