Shtëpia e Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Shtëpia e Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Frogmore Cottage, shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, është në proces të mbylljes, sipas raportimeve, pas spekulimeve që çifti nuk kanë ndërmend të kalojnë kohë në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen e afërt.

Stafi kryesor i shtëpisë – një menaxher dhe një pastrues – janë transferuar në detyra të tjera brenda familjes së Mbretëreshës.

Anëtarëve të tjerë të stafit, të përdorur në baza ad hoc dhe duke përfshirë kuzhinierë, shërbyese dhe këmbësorë, u është thënë se shërbimet e tyre nuk kërkohen më në rezidencën e çiftit në Ëindsor, raporton Daily Mail.

Ky lajm vjen pasi Harry dhe Meghan filluan një periudhë “tranzicioni” për të ndarë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me bekimin hezitues të Mbretëreshës.

Meghan është tashmë në Kanada, me djalin, Archie dhe dy qentë e tyre.

Harry ka angazhime private në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës tjetër dhe thuhet se ai më pas do të bashkohet me Meghan dhe Archie.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 17 Janar, 2020 22:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.