Shtëpija e çuditshme që kushton 2.5 milion euro

Desk
By Desk November 19, 2020 22:56

Shtëpija e çuditshme që kushton 2.5 milion euro

Në Kaliforni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve, një shtëpi me një arkitekturë të çuditshme. E pagëzuar si Shtëpia “Flintstones”, për shkak të personazheve të serialit të famshëm të dinosaurëve vizatimorë, ajo ka një vlerë prej rreth 2.5 mln euro.

Kjo është shtëpia “Flintstones” në Kaliforni, me një vlerë marramendëse prej 2.5 milion euro. Ajo u krijua nga një arkitekt në SHBA, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. E ngjashme me një kompleks shumëngjyrësh, superstruktura e lakuar qendron pranë një autostrade.

Në mure, mbizotërojnë ngjyrat vjollcë e portokalli dhe statujat e mëdha të dinosaurëve, personazhe të Flintstones, familjes televizive parahistorike që hyri në shtëpitë amerikane nga vitet 1960.

Është e cuditshme pasi kur arkitekti William Nicholson krijoi këtë kompleks në 1976, ai nuk kishte ide për Fred, Wilma dhe heronjtë e tjerë të serisë legjendare të dinosaurëve vizatimorë. Frymëzimi i tij ka qenë arkitektura e Xhamisë Blu në Stamboll.

Pronarja e shtëpisë është Florence Fang, e cila në vite ka bërë edhe modifikimet e saj, duke e sjellë shtëpinë edhe më afër serialit “Flintstones”, me protagonistët dhe britmën e Fred Flintstone të shkruar me shkronja të mëdha në shtratin e luleve: Yamba Daba Du!

Megjithëse autoritetet lokale kanë ngritur një proces gjyqësor kundër Znj. Fang për ndryshimin e peizazhit në zonë…  ajo me pëlqimin e arkitektit, premton të vazhdojë t’ia dhurojë këtë spektakël kujtdo që kalon përmes Kalifornisë.

Desk
By Desk November 19, 2020 22:56