Shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Sllovenia kthehen në shtëpitë e tyre

Desk
By Desk April 17, 2020 17:11

Shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Sllovenia kthehen në shtëpitë e tyre

Konvoj me 50 shtetas të Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë janë nisur nga Sllovenia për në Maqedoni të Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Në konvoj ka 13 shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilët nuk kanë pasur automjete të tyre dhe 19 shtetas me 11 automjete. Atyre u janë bashkëngjitur edhe 19 shtetas nga Austria të cilët duan të kthehen në shtëpi. Për personat pa automjete është siguruar autobus. Të gjithë ata për shkak të koronavirusit dhe mbylljes së kufijve janë hasur në Slloveni dhe Austri.

Edhe këtë konvoj e ka organizuar MPJ e Maqedonisë së Veriut, me ndihmesë të drejtpërdrejtë të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas planit, të gjithë qytetarët që sot do të arrijnë në vendin tonë ku do të akomodohen në karantinë shtetërore.

foto arkivë 

Desk
By Desk April 17, 2020 17:11