Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një shtëpi në Shkup. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi, njofton MPB, përcjell FLAKA.
“Në SPB Shkup dje në ora 20:37 është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Klenoec” është gjetur i pajetë O.D.H (57) nga Republika Federale e Gjermanisë, me vendbanim në Shkup. Mjeku i Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi”, bëjnë të ditur MPB. FLAKA