Shtetasi serb i kërkuar nga policia arrestohet në Kumanovë
Me 12.04.2019 në ora 18.40 në vendkalimin kufitar në Tabanoc në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportës është konstatuar se D.P.(56) nga Republika e Serbisë, me letërnjoftim serb dhe veturës së tipit ‘Audi Q5” me targa nacionale serbe, në pronësi të vajzës së tij M.P. është lëndë e hetimit për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar.