Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore njëjtë si shtetasit e RMV

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 14:11

Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore njëjtë si shtetasit e RMV

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në konferencë për 100 ditët e kësaj partie në Qeveri tha se gjatë muajve të ardhshëm do të përgatitet strategji shtetërore për sistemin shëndetësorë, përcjell TV21. Taravari tha se mes tjerash me këtë strategji do të mundësohet që shtetasit e Kosovës të paguajnë tarifa të njëjta si shtetasit e Maqedonisë së Veriut në shërbime shëndetësore.

“Do të sigurojmë 20 ambulanca për institucionet shëndetësore në vend dhe në fund jam i lumtur të iu njoftoj se vëllezërit tanë nga Kosova nuk do të paguajnë më shuma astronomike për shërbime shëndetësore në Shkup. Tarifat për shtetasit e Kosovës do të jenë të njëjta sikur ato për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Taravari.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Qershor, 2023 14:11
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.