Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Shtetësia, dështon takimi mes palëve

Shtetësia, dështon takimi mes palëve

Redaksia

Akoma asnjë përafrim konkret të qëndrimeve mes koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me LSDM-në mbi propozim-Ligjin për Shtetësi. Për të martën ishte planifikuar një takim koordinues mes kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski dhe atij të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, por ky i fundit ndodhet në Turqi.

As LSDM dhe as Qeveria nuk njoftojnë nëse ky takim do të mbahet dhe nëse nga ky takim pritet të dalin qëndrime dhe propozime konkrete. Ajo që mësohet është se gjatë javës mund të pritet takim i ri mes grupeve parlamentare dhe ASH-AAA dhe LSDM me përfaqësuesit e Qeverisë, përkatësisht kryeministrin Zaev.

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja kërkon që propozimi i opozitës shqiptare të vendoset në rend dite për të parë nëse gëzon mbështetjen e 61 deputetëve ose jo. Hristijan Mickoskit thotë se për tërheqjen e amendamenteve ndaj këtij propozimi, do të pritet takimi i paralajmëruar. Opozita maqedonase kërkon nga opozita shqiptare që të zhbllokojë pakon ekonomike pasi në këtë mënyrë pengon edhe bizneset shqiptare.

Nga takimi i parë javën e kaluar, dallimet mbeten akoma të thella. Opozita shqiptare kërkon propozim të përbashkët, ndërsa partitë e tjera parlamentare nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. “E Majta” nuk i tërheq amendamentet, ndërsa BDI thotë se do ta mbështesë në votim. Lëvizja Besa akuzon se me ligjin po përfitohen pikë politike, ndërsa për LSDM-në propozimi si i tillë deri në këto momente mbetet i papranuar.

Dispozitat kontestuese mbeten përfitimi i shtetësisë përmes tre dëshmitarëve, rregullimi i procedurave për mendim përfundimtar nga shërbimet e sigurisë dhe kryqëzimi i propozimit me ligjin për të huajt dhe dispozitat për leje qëndrim.

Continue Reading

Previous: Covid-19 në Maqedoni, janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë
Next: Simovski: Diaspora do të regjistrohet, deklaratat e Mickoski për politikë ditore

Të ngjashme

tekstilni-rabotnicki Masa e 5-të ekonomike, 10.000 punonjës të tekstilit rrezikojnë vendet e punës

Masa e 5-të ekonomike, 10.000 punonjës të tekstilit rrezikojnë vendet e punës

Redaksia
dragi-rashkovski-top-tema Rashkovski mund të humb edhe punën si profesor universitar

Rashkovski mund të humb edhe punën si profesor universitar

Redaksia
sobranie Aleanca dhe Alternativa lëshojnë pe – kuorumi është siguruar për dy seancat e nesërme

Aleanca dhe Alternativa lëshojnë pe – kuorumi është siguruar për dy seancat e nesërme

Redaksia

TË FUNDIT

a7b818a6-6ed1-4d3e-8668-efad22edbfe3 Ulet për 14 përqind numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugorë

Ulet për 14 përqind numri i viktimave nga aksidentet në trafikun rrugorë

De-Brujne-lendim Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim

Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim

thumbnail_joe-biden Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

gy Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje vilën në Gjenevë

Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje vilën në Gjenevë

Hansi-Flik-1 Trajneri Italian gati të merr drejtimin e Bajern Munihut

Trajneri Italian gati të merr drejtimin e Bajern Munihut


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.