Shtetasi ukrainas Onishchenko, i cili është në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me autoritetet ruse, mori nënshtetësinë maqedonase si sportist në garat me kuaj me sugjerim të Federatës së Kuajve.
Ky vendim ka hasur në reagime të shumta, për çka, është pyetur ede lideri i BDI, Ali Ahmeti. Ky i fundit tha që rreth rastit dikush ka manipuluar, duke shtuar se i njejti vendim do të rishqyrtohet.
Qeveria ka marrë vendim që atij t’i jepet shtetësia maqedonase, pasi ka marrë mendim pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.