Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • “Shteti i së drejtës”, pjesërisht në RMV!

“Shteti i së drejtës”, pjesërisht në RMV!

Redaksia

Janë notuar përparimet, tentimet e pjesshme dhe segmentet, të cilat akoma vendi nuk ka arritur t’i përmirësoj lidhur me sundimin e së drejtës. Derisa nuk vijnë gjykatës të rinj dhe prokurorë me mendësi jo të robëruar, ky problem edhe më tutje do të na shkaktojë dhimbje, thonë juristët.

Maqedonia e Veriut gjatë javës së kaluar brenda disa ditëve mori tre raporte të rëndësishme lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës së korrupsionit. Pikërisht këto dokumente janë dëshmi konkrete se të gjitha ndodhitë në vend monitorohen ngushtë edhe nga vendet e huaja, por edhe nga institucionet e vendit, dhe nga këto raporte varet edhe përparimi i shtetit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo që është interesante është që organizata të ndryshme me dioptri të ndryshme shohin rreth çështjeve që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Më poshtë mund të lexoni raportet e GREKO-s, trup për luftën kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, atë të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit, përkatësisht si këto institucione i vlerësojnë ndodhitë dhe gjendjen në Maqedoninë e Veriut.

GREKO EVIDENTON PËRPARIM TË RËNDËSISHËM

Raporti i parë në këtë temë kushtuar Maqedonisë së Veriut, erdhi nga ana e trupit për luftën kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës e quajtur Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GREKO). Në këtë dokument të gjerë i publikuar në Strasburg vërehet se në afatin e dhënë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i kaluar, Maqedonia e Veriut nga gjithsej 23 rekomandime, pjesërisht apo tërësisht ka përmbushur 13, që kanë të bëjnë me “Prevenimin nga korrupsioni në Parlament, gjyqësi dhe prokurori publike”. Në përgjithësi, siç qëndron në konkluzat e raportit, janë bërë përpjekje të rëndësishme nga ana e autoriteteve që të ndryshohen kornizat ligjore relevante në këtë lëmi. Në disa aspekte, përparimi mbetet i pjesshëm, sepse ende duhet të zgjidhen një numër i madh i boshllëqeve dhe mbetet të shihet zbatimi praktik i vazhdueshëm i rregullave të reja.

Sipas GREKO-s, megjithatë vendi jonë është në pozicion më të mirë nga periudha e kaluar dhe nuk karakterizohet në grupin e shteteve që nuk kanë bërë gati se asgjë në drejtimin e shtetit të së drejtës. Në raport është vlerësuar pozitivisht sjellja e kodeksit të ri për sjellje etike të funksionarëve shtetërorë dhe shtohet se po veprohet në përputhje me dispozitat, sepse veçmë në shtet ka raste të funksionarëve të shkarkuar. Dokumenti i GREKO-s informon se është arritur sukses në përmbushjen e rekomandimeve për zbulimin publik të të gjitha ankesave dhe propozimeve të iniciuara për përgjegjësi disiplinore dhe penale të zyrtarëve policorë, dhe zbatimin e trajnimeve të vazhdueshme për gjithë zyrtarët policorë.

DASH: EFIKASITET JO I KËNAQSHËM NË GJYQËSOR

Në raportin vjetorë të Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen në shtetet e botës për vitin 2020, në pjesën që ka të bëjë për Maqedoninë e Veriut – janë përfshirë më shumë lëmi, si gjyqësori, policia, autoritetet e burgut dhe si përparon lufta kundër korrupsionit në vend. Në pjesën që ka të bëjë me sistemin gjyqësorë në vend, DASH vëren se prokurorët shpesh i tejkalojnë afatet ligjore për kompletimin e hetimeve, dhe për këtë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Në raport thuhet se “presioni ndaj gjykatësve, drejtësia e vonuar dhe financimi joadekuat i gjyqësorit dhe prokurorisë, edhe më tej e pengojnë punën dhe efikasitetin e gjykatave”. DASH potencon se Këshilli Gjyqësorë ka marrë 283 ankesa për vendime të gabuara të gjyqësorit, ndërsa ndaras Këshillit Gjyqësorë ka pranuar 60 kërkesa formale për procedurë disiplinore kundër gjykatësve. Në pjesën e luftës ndaj korrupsionit potencohet se ligji parasheh dënime për korrupsion nga ana e personave zyrtar dhe se Qeveria pjesërisht e ka zbatuar ligjin, edhe pse ekzistojnë raporte për aktivitete korruptive të zyrtarëve shtetërorë. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se roli dominant i shtetit në ekonomi krijon mundësi për korrupsion. Shteti është punëdhënësi më i madh në vend. Sipas Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, përfshirë me 31 dhjetor 2019, 132.900 persona ishin të punësuar në sektorin publik, thuhet në raportin e DASH-it

BETEJA E BRENDSHME ANTI-KORRUPSION

Në planin vendor, këto ditë edhe Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit paraqiti raportin e saj në këtë temë. Sipas Antikorrupsionit, vitin e kaluar ata kanë marrë dyfish më pak ankesa krahasuar me vitin 2019. Një numër i madh i ankesave kanë të bëjnë me konflikt të interesave. Antikorrupsionerët informojnë se edhe pse numri i ankesave është ulur në mënyrë drastike, megjithatë ata vitin e kaluar kanë sjell vendime për më shumë se dyfishin e lëndëve.

“Në vitin 2019 në nivel vjetor në bazë të të gjithë ankesave të dorëzuara dhe lëndëve të hapura me iniciativë personale, ka pasur rreth 1300 lëndë, ndërsa në vitin 2020, rreth 650 lëndë. Por, nga 364 vendime në 2019, në vitin 2020 kemi sjell 606 vendime. Fushat karakteristike që i kemi vërejtur nga një numër i madh i lëndëve janë ndodhitë me punësimet në institucionet shëndetësore dhe shoqëritë aksionare për shkak të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të kompetencave”, thotë Katica Nikollovska, anëtare e Antikorrupsionit. Në raportin e KSHPK-së potencohet se numri i përgjithshëm i iniciativave të dorëzuara, institucionet kompetente kanë pranuar 31% të tyre, deri sa 26% nga iniciativat janë refuzuar. Për një pjesë nga iniciativat, institucionet edhe përskaj afateve të dhëna, ende nuk janë përgjigjur nëse kanë proceduar për të njëjtat apo jo.

ANALIZA NGA EKSPERTËT

Ndërkohë, juristët me të cilët u konsultuam thonë se të tre raportet në vetvete kanë një pikë të përbashkët në vlerësimin e tyre, e kjo është se vendi së paku në mënyrë deklarative po ecë më përpara në sigurimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit. Juristët megjithatë shtojnë se në praktikë dhe në terren, punët aspak nuk ngjajnë me konkluzat nga dokumentet e shkruara me fjalorë diplomatik.

“Grupi i vendeve kundër korrupsionit (GREKO), grup ekspert i pavarur i Këshillit të Evropës,në mënyrë profesionale dhe të paanshme ka detektuar gjendjen lidhur me sundimin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut. Ngjashëm dhe pak më të drejtpërdrejtë sundimin e së drejtës në këtë vend e ka notuar edhe Stejt departamenti amerikan. Janë notuar përparimet, tentimet e pjesshme dhe segmentet të cilat akoma vendi nuk ka arritur t’i përmirësoj lidhur me sundimin e së drejtës. Monitorimin e institucioneve në fjalë askush nuk mund ta vë në pikëpyetje dhe as që mundet ata të vihen në lajthitje. Sundimi i së drejtës për integrimin e plotë të një vendi është shtylla kryesore. Sepse drejtësia e bën demokracinë, e lufton korrupsionin dhe një shtet e bënë funksional”, ka deklaruar për KOHA, Qenan Aliu, jurist.

Ndërsa, Andrej Bozhinovski, jurist, thotë se tre raportet nga GREKO, Komisionit Evropian dhe State Departamentit janë të rëndësishme dhe në mënyrë të pavarur pasqyrojnë proceset për sigurimin e pavarësisë në sistemin gjyqësorë dhe luftës së korrupsionit. “Neve me të drejtë na imponojnë kritere të rrepta, diçka që nuk bëhet me shtetet tjera serioze. Megjithatë këtu bëhet një parashikim administrativ të situatës, sesa efektiviteti i elementit njerëzor. Kjo pasqyron qëndrimin e pabarabartë të gjyqësorit ndaj autoriteteve të tjera që duhet ta mbrojnë dhe promovojnë atë. Përveç që poentojnë politikisht me kërcënime ndaj gjykatësve, nuk sollën garanca për mbrojtje nga presione të brendshme ndaj vendimeve të gjykatësve për lëndë konkrete. Problemi shkon edhe më thellë kur tërësisht i uzurpojnë institucionet që janë kompetente për pavarësi të gjykatësve dhe prokurorëve: Këshillit Gjyqësorë dhe Këshilli i Prokurorisë Publike, ku kjo e fundit është jofunksional, në të cilën edhe bashkësia ndërkombëtare publikisht e ka kritikuar për jo transparencë. Korrupsioni është element natyral i jo funksionalitetit të sistemit gjyqësorë dhe do të jetë prezente nëse nuk merren hapa konkrete për ndalimin e saj. Deri sa nuk vijnë gjykatës të rinj dhe prokurorë me mendësi jo të robëruar, ky problem edhe më tutja do të na shkakton dhimbje”, ka deklaruar për KOHA, Bozhinovski. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: “Lutje onlajn” në muajin e Ramazanit
Next: Turizmi pret vaksinat

Të ngjashme

auto_28EF1B61-220B-4F7E-A7AE-E184EE9C96761618955406 “Nëse je gjallë, lajmërohu ta dimë se je mirë”! Ka 1 muaj që familja e kërkon, por asnjë gjurmë nga Islami i zhdukur

“Nëse je gjallë, lajmërohu ta dimë se je mirë”! Ka 1 muaj që familja e kërkon, por asnjë gjurmë nga Islami i zhdukur

Redaksia
pamje-600x360-1 Video: Një 12 vjeçare nga Velesi sulmohet fizikisht nga shoqja e saj, ngjarja filohet me telefon

Video: Një 12 vjeçare nga Velesi sulmohet fizikisht nga shoqja e saj, ngjarja filohet me telefon

Redaksia
ambasadorja-zviceriane-780x470 Ambasadorja zvicerane: Proceset demokratike zhvillohen edhe në pandemi

Ambasadorja zvicerane: Proceset demokratike zhvillohen edhe në pandemi

Redaksia

TË FUNDIT

Bajern-Munihu-fitore-ndaj-Leverkuzenit Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Uzuni-780x470 Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Xherdan-Shaqiri Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Chelsea's Olivier Giroud, center right, jumps for the ball with Brighton's Adam Webster during the English Premier League soccer match between Chelsea and Brighton and Hove Albion at Stamford Bridge Stadium in London, Tuesday, April 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein, Pool) Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Shalke-04 Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.