Shteti së shpejti do të formojë komision për t’u marrë me krizën energjetike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:32

Shteti së shpejti do të formojë komision për t’u marrë me krizën energjetike

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot nuk do ta dërgojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike. Ndonëse njoftimet e djeshme ishin të tilla, megjithatë Ministria e Ekonomisë do të formojë komision, që do të analizojë dhe do të vendosë nëse ka nevojë për shpalljen e krizës.

Deri në fund të ditës, Komisioni Rregullator, kompanitë energjetike dhe Qeveria do të duhet të caktojnë përfaqësues për këtë komision të ri. Nesër ajo do të duhet të mbajë mbledhje dhe aty të vendoset nëse ka krizë energjetike në vend. Informacionet nga ekonomia deri te të cilat ka ardhur sot Alsati, janë se të martën ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të propozojë shpalljen e gjendjes së krizës në seancë qeveritare, dhe më pas Qeveria do ta shqyrtojë atë propozim.

“Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha institucionet e përfshira në sektorin e energjisë janë në takime të vazhdueshme, dhe po monitorohet nga afër situata e sektorit elektro-energjetik në vend”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Sipas ministrisë, në përputhje me Dekretin e miratuar nga Qeveria, do të zbatohen masa të ndryshme, duke përfshirë pagesën direkte të parave nga buxheti për kompanitë shtetërore energjetike EMV dhe MEPSO.

Shpallja e gjendjes së krizës në sektorin energjetik ka të vetmin qëllim, që kompanitë energjetike të marrin një pjesë të parave të rezervuara për programin Kovid. Është një fond me vlerë gati 100 milionë euro. Sot nuk morëm përgjigje nga Qeveria, nëse ka plan, për çfarë do të shpenzohen këto para? A do të përdoren për të blerë energji elektrike, për të blerë qymyr, për të paguar punonjësit apo për ndonjë qëllim tjetër?

Në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, MEPSO bëri të ditur se u duhen urgjentisht 30 milionë euro, ndërsa drejtori i kësaj kompanie shtetërore, Kushtrim Ramadani konfirmoi se humbja aktuale në sektorin e energjisë në vend i kalon 150 milionë euro. Përkundër këtyre pretendimeve befasuese, në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm, ministri i Financave Fatmir Bytyqi, tha se nuk janë siguruar para për të mbuluar shpenzimet e kompanive energjetike të bëra gjatë krizës. Dhe pikërisht ato kosto janë baza kryesore për formimin e çmimit të ri të energjisë elektrike për amvisëritë pas Vitit të Ri./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:32

09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë...