Mbrëmë vonë, në orën 21:40, zyrtarë policorë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria L.N.(69) nga fshati Llakavicë, Shtip, për shkak të kallëzimit të mëparshëm të një gruaje 48-vjeçare se me datë 19.05.2023. rreth orës 14:00 e ka mbajtur në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij duke insistuar që ajo të bëhet gruaja e tij. Pas arratisjes ajo e ka denoncuar rastin në polici, përcjell FLAKA.
L.N. është ndaluar në polici dhe pas dokumentimit të rastit do të inicohet kallëzim përkatës. FLAKA