Shtohen fyerjet dhe gjuha e urrejtjes ndaj personave të vendosur në karantinë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 19:16

Shtohen fyerjet dhe gjuha e urrejtjes ndaj personave të vendosur në karantinë

Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj personave të infektuar me Virusin Korona ose ndaj atyre që vendosen në karantinë për shkak të qëndrimit të tyre jashtë vendi, për çdo ditë po bëhet më e shpeshtë. Kulmi ka arritur kur një qytetar nga Manastiri, në profilin e tij në FB, ka shprehur gjuhë të urrejtjes dhe mllef pas hapjes së Karantinës së parë në një hotel në këtë qytet.

“Ejani vëllezër dhe motra, bashkërisht, ndizni të gjitha hotelet në Maqedoni ku janë vendosur DJAJTË. Rastësisht, nëse dikush dëshiron të dalë priteni me plumb në ballë. Kjo është mundësia e fundit ta ruani Maqedoninë”.

Thirrjen për linç të qytetarit nga Manastiri e denoncoi zëvendësministrja plotësuese e punëve të brendshme Sllavjanka Petrovska e cila ka thënë se nuk do të lejojë thirrje për vrasje dhe dhunë ndaj kujtdo qoftë. Ndërsa ministri teknik i Punëve të brendshme Naqe Çulev, deklaroi se po veprojnë ndaj gjuhës së urrejtjes.

Rasti i fundit ishte kryesisht ekstrem. Veprojmë, deri më tani është dorëzuar 1 padi penale dhe 19 njoftime për gjuhë të urrejtjes dhe për lajme të rrejshme deri në prokurorinë themelore publike. Veprojmë për këtë padi penale dhe për këto njoftime, sipas rekomandimeve të prokurorisë publike – tha Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Ministri Çulev tha se deri më tani ka pasur reagime të shpeshta nga individë në vendbanimeve të ndryshme për personat që vendosen në karantinë. Ai shtoi se këto persona nuk guxon të stigmatizohen, pasi bëhet fjalë për pandemi e cila duhet të na bashkojë, pasi askush nuk është imun ndaj këtij virusi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 19:16