Shtrëngimi i masave mbrojtëse kundër Covid-19 është i mundur

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore, dhe paralajmërojnë masa të reja të mundshme për mbrojtje nga Covid-19, përcjell FLAKA.
“Sipas pamjes aktuale epidemiologjike dhe analizës së Institutit të Shëndetit Publik, nuk përjashtohet mundësia e miratimit të rekomandimeve për masa të reja në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e virusit KOVID-19”, informon Ministria.
Prandaj, ata u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore, të tilla si mbajtja e maskës, mirëmbajtja e higjienës së duarve dhe mbajtja e distancës. FLAKA