Shtrenjotohet buka, sheqeri, vaji i gatimit – kostoja e jetesës në vend po rritet

Redaksia
By Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:39

Shtrenjotohet buka, sheqeri, vaji i gatimit – kostoja e jetesës në vend po rritet

Kostoja e jetesës në vend po rritet. Ato u rritën me 0.5 për qind në tetor në krahasim me shtatorin. Buka, sheqeri, vaji u shtrenjtuan dhe aranzhimet turistike u bënë më të lira, përcjell FLAKA.

Çmimet e sheqerit, reçelit, mjaltit, çokollatës dhe ëmbëlsirave u rritën me 2,5 për qind, gjalpi dhe yndyrat me 2,3 për qind, buka dhe drithërat me 1,8 për qind, mishi me 1,7 për qind, ushqimet që nuk përmenden diku tjetër me 1,2 për qind, qumështi me 0,7 për qind, djathi dhe gjiza me 0,5 për qind dhe peshku dhe prodhimet e detit dhe pijet alkoolike me 0,3 për qind, sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Në tetor ka pasur rritje të kostos së jetesës për gazin dhe lëndët djegëse të lëngshme për amvisëritë, restorantet dhe kafenetë, këpucët, shërbimet shtëpiake, shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit, karburantet e ngurta për amvisëritë, bizhuteritë dhe orët, pajisjet elektrike të mëdha dhe të vogla për familjet.

Rënie ka pasur kostoja e jetesës për perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë, frutave të freskëta dhe të ngrira, birrës, ujit mineral, pijeve të gazuara, lëngjeve të frutave dhe perimeve dhe verës. Rënie ka pasur në transportin ajror të pasagjerëve, aranzhimet e paketave turistike, biçikletave, librave.

Të njëjtat gjëra që vitin e kaluar kanë kushtuar sa një pagë mesatare, tani janë rritur për 1000 denarë.

Nëse i shikojmë pagat, paga mesatare është rritur për 4 për qind, përkatësisht për 1.100 denarë, nga 27.535 në 28.642 denarë. FLAKA

Redaksia
By Redaksia 10 Nëntor, 2021 22:39