Shtrenjtohet benzina
Komisioni rregullator për energji dhe ujëra ka paralajmëruar se nga dita e nesërme çmimet e benzinës do të jenë më të shtrenjta.
Sipas tyre për Eurosuper BS – 95 qytetarët do të paguajnë 2.5 denar më shtrenjtë dhe për Eurosuper BS-98 do të paguajnë 3 denar më tepër.
Gjersa çmimet e naftës janë më stabile përdoruesit e automjeteve benzinë do të paguajnë 70,5 denar. Gjersa nafta vazhdon të mbetet 61 denar.
Arsyeja e një rritje të tillë është luhatjet në tregun botëror dhe rritja çmimit të naftës së papërpunuar për 3.39% si dhe rritja e çmimit referent për benzinën për 5.51%.