Shtrenjtohet kostoja e jetesës, ja për sa

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 7, 2019 22:23

Shtrenjtohet kostoja e jetesës, ja për sa

Kostot e jetesës në korrik u rritën me 0.8 përqind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar dhe çmimet me pakicë me 0.7 përqind, njofton Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell FLAKA.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statstikave, kostoja e jetesës në korrik 2019 u rrit me 0.2 përqind krahasuar me një muaj më parë, ndërsa indeksi i çmimeve të shitjes me pakicë u rrit me 1.1 përqind.

Rritja e Indeksit të Konsumit në Korrik 2019, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar në 4.8 përqind për frutat e freskëta dhe të ngrira, 2.1 përqind për vajin dhe yndyrën, 1.7 përqind për bukën dhe drithërat, produkte të qumështit me 0.6 përqind, drithëra me 0.4 përqind, barishte, djathë dhe gjizë, fruta të thata dhe arra me 0.3 përqind, mish, peshk të freskët dhe të ngrir, sheqer, xhemi, mjaltë, çokollatë dhe produkte ëmbëlsirash, produkte të tjerë ushqimorë me 0.2 përqind.

Rënie në Indeksin e Konsumit në Korrik 2019, në krahasim me muajin e kaluar, u regjistrua për perime të freskëta dhe të ngrira, përveç patateve dhe frutave të tjera rrënjore me 7%, produkteve të tjera rrënjore për 0.3% dhe vezëve me 0.2%. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 7, 2019 22:23