Shtyhet Liga e Kampionëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:06

Shtyhet Liga e Kampionëve

Të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës janë pezulluar deri në njoftimin e radhës, për shkak të pandemisë koronavirus, ka njoftuar UEFA.

Ky vendim i UEFA-s u mor të mërkurën pasdite, pas një takimi të UEFA-s me anëtarët e vet, transmeton Gazeta Express.

Edhe finales e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve të vashave janë shtyrë tashmë, të cilat duhej të luheshin në maj.

Derisa shumica e ligave në Evropë shpresojnë t’i përfundojnë sezonet vendore pas heqjes së masave për kufizimin e lëvizjes dhe kontaktin social, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin tha javën e kaluar se ky sezon mund të humbë nëse futbolli nuk rinis deri në fund të qershorit.

“Nëse nuk kemi sukses në rinisjen e sezonit, ai do të humbë më gjasë”, kishte thënë ai. /Gazeta Express/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:06