Shuhet nusja e Gostivarit, zonj. Shahindere Bërlajolli-Stafaj!

Driton Zenku
By Driton Zenku May 3, 2020 14:29

Shuhet nusja e Gostivarit, zonj. Shahindere Bërlajolli-Stafaj!

Ka ndërruar jetë këngëtarja Shahindere Bërlajolli Stafai. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga trashëgimtari i i saj, Ardit Stafai. 

“Familjare Miq dhe dashamire me dhimbje te thelle ju njoftojme se sonte pas mesnate nderroi jete nena ime SHAHINDERE BERLAJOLLI STAFAI artistja e merituar e kombit ikona e kenges popullore artistike shqiptare varrimi I se ndjeres do te behet me namazin e drekes te varrezat e reja te qytetit. ALLAHU te shperblefte nena ime me shkallen me te larte te Xhehenetit”, shkruajti Stafai në Fejsbuk.

Shahindere Bërlajolli është këngëtare e njohur. Rrjedh prej një familje vendase të qytetit të Pejës, familje kjo e njohur për kontribut të vlerave të profileve të ndryshme brenda familjes. Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçe, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore.

Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare. U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e së cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe Akordet e Kosovës.

Ky çift bashkëshortor lanë gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore kombëtare. Ky çift artistik solli në jetë tre djem, Albanin, dhe binjakët Arditin dhe Astritin që sot e kësaj dite vazhdojnë rrugëtimin e prindërve.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.

Në Qershor 1970, Shahindere Bërlajolli merr pjesë në “Akordet E Kosovës 1970” me këngën “Vaji i Vashës”.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik.
Driton Zenku
By Driton Zenku May 3, 2020 14:29